Ndërhyri kur po fliste Rama, Ruçi i heq të drejtën e fjalës Gjuzit

Ndërhyri kur po fliste Rama, Ruçi i…

Gjatë kohës që Edi Rama ishte në foltoren e Kuvendit, deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ndërhyri disa herë nga vendi, madje nuk nguroi që të replikonte me kreun e qeverisë.

Kjo situatë ka bërë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi t’i tërhiqte vëmendje Gjuzit, duke i hequr atij të drejtën e fjalës. Madje e ka paralajmëruar Gjuzin se nëse nuk respektonte rregulloren e Kuvendit, do ta nxirrte atë nga salla.

“Ndërhyre tre herë zoti Gjuzi. Po të heq të drejtën e fjalës. Herë tjetër mos ndërhy, se do të nxjerr jashtë.”, tha Ruçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit