Ndërkohë që qytetarët presin të kalojnë kufirin, pôlicia vendos postobllok në Bilisht

Ndërkohë që qytetarët presin të kalojnë kufirin, pôlicia…

Pasi rradhët e gjata në pikat kufitare janë kthyer në makth për qytetarët, qeveria nuk po bën asgjë për t’u ardhur në ndihmë.

Përkundrazi pôlicia ka ngritur një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Burime bëjnë me dije se rreth 5 autobusa dhe mjete personale nuk lejohen të shkojnë në Pikën Kufitare të Kapshticës për t’u larguar më pas për në Greqi.

Vetëm pak më parë u lirua radha në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa të gjithë qytetarët që prisnin me ditë apo orë të tëra u lejuan të kalojnë falë marrëveshjes në mesditë mes Shqipërisë e Greqisë e cila është e vlefshme.

Mësohet se janë ndaluar rreth 200 persona në dalje të Bilishtit nga pôlicia ndërkohë në Kakavijë pavarësisht shtyrjes së orarit vijojnë ende radhët e gjata.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit