Ndërkohë që Roma i largohet Championsit, Milani shumë pranë Europa League-s

Ndërkohë që Roma i largohet Championsit, Milani…

Milani ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme kundër Romës me rezultatin e pastër 2-0.

Për kuqezinjtë golin e parë e shënoi sulmuesi Rebic. Kroati shënoi pas dy tentativash në zonën e rreptësisë.

Goditja e parë u devijua nga portieri dhe përfundoi në shtyllë, por më pas sulmuesi i Milanit goditi fort duke dhuruar spektakël.

Në minutat e fundit të ndeshjes Milani fitoi një penallti dhe Calhanoglu e shndërroi në gol.

Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme për Milanin, pasi ngjitet në vendin e shtatë dhe afrohet me Kupat e Europës.

Momentin e golave e shohim ne videon më poshtë:

/Gazetaatdheu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=wGBtMZARqSw

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit