Ndërkohë që ti po zihesh kafeneve me shokët për çilemylljen e listave, siç përleshen në Tiranë për Realin e Barcelonën...

Ndërkohë që ti po zihesh kafeneve me…

Nga Armir Shkurti

Sivjet turizmi u pordh!!! Prenotimet për këtë sezon janë anuluar. Domethënë agjencitë turistike, agjencitë e transportit, hotelet, restorantet, baret, shërbimet mbështetëse, qendrat arkeologjike, udhërrëfyesit turistikë etj të jenë me të ardhura MINUS. Jo vetëm për këtë periudhë, por edhe të paktën për 8 muaj, pasi kjo është një punë sezonale dhe me të ardhurat e prill – tetorit kullandriset i gjithë viti.
Me këto shërbime janë të lidhura që nga lavazhot e makinave tek barinjtë, kasapët, peshkatarët, lulishtarët artizanët dhe gjithë prodhuesit a shërbyesit që drejtpërdrejt a tërthoraz shkëmbejnë me këtë industri.
Edhe ai pako turizëm vendas që demek po lëviz është nën presionin e masave, kontrolleve, gjobave, ndalimeve.

Kalo rrugëve të qytetit a fshatit tënd e numëro sa biznese kanë varur në qepen “shitet” ose “jepet me qera”?

Nga shtresë e mesme këta janë tashmë të varfër. Kandidatë për kurbetçinj a krah pune me mëditje.

Me litarin e bukës ua lidhi në fillim gjuhën mandej duar e këmbë ky ESTABLISHMENT mësuesve, me reformë – juristëve, me bukë prapë mjekëve e tani në fund edhe këngëtarëve…..

Si do jenë listat?

SI TË TË PËLLCASIN O KOKRRA E BUDALLAIT!!

Po shih mo si do të jetë sahani yt!! A në shtëpi do ta zjesh groshën a do mbashë rradhë me tas në dorë në kazanët e bamirësisë?

O truhekurosur me maskë në hundë që i hakërrehesh qeverisë se përse nuk ia mbledh këtij derr mileti e ti kyçë në shtëpi, ti rrahë me thupër e ti ruajë me policë: Ç’DO BËHET PAS CA DITËSH? PO PAS CA JAVËSH? PO PAS CA MUAJSH?

As rrënjë nuk bën më kjo tokë e bekuar e zhvatur barbarisht nga ne dhe betonuar kriminalisht nga oligarkia……

Po prisni zgjedhjet ë!

Eh or tufë batakçilerësh që si miza pas m₩tit zukatni sa i kruhet pak korja!! Ju që sa mbaroni vaktin, me noçkën ende palarë, i ngjiteni mikut, kolegut, friendsave në fb. I koni me m₩tin që hani vetë dhe i molepsni me korrupsiovirusin që veç forcohet. Të bëhen zgjedhjet e të shtoni rracionin. Të hiqni Lenën për të vënë Prenën aty ku nxirren lekë nga gjaku dhe jeta e fëmijëve të këtij vendi.

Ty që nuk je pjesë e kësaj orgjie të them!

NUK TË SHPËTOJNË ZGJEDHJET! AS LISTAT! JE DELE DHE KASAPËT PO TALLEN ME TY DUKE TË TË KËRKUAR TA ZGJEDHËSH TI KUSH DO QË TË TË THERË E KUSH TË TË RRJEPË!!

Këta, së bashku, PANDEMINË po e përdorin si rregjim politik, totalitarist, me qëllim konsolidimin e oligarkisë, shuarjen e klasës së mesme, rrafshimin e kundërshtarëve për të sunduar në paqe për dekada.

■ MENDO SE SI TË SHPËTOSHË VET DHE FAMILJEN!

■ KUPTO SE SOLIDARITETI DHE JO DISTANCIMI SOCIAL ËSHTË ZGJIDHJA!

■ KUPTO SE PS , PD, LSI and CO. JANË BASHKË. E NJEJTA NDËRMARRJE. PRA

ATA DUHEN LARGUAR TË GJITHË, SIÇ PATËM ILUZIONIN QË BËMË NË DHJETOR 1990

Natyrisht nuk bëhet nesër. Por fillo e mendo kështu dhe ke bërë hapin e parë të një udhëtimi të gjatë e të vështirë. Ama sado i gjatë e i vështirë qoftë, ia vlen mijëra herë më shumë sesa të shpresoshë mes bajgave të burgut të bagëtisë që rradha jote të vijë sa më vonë e kasapi ta ketë dorën sa më të lehtë!

Me dhembje
dhe dashuri

për një popull që më shumë ka vuajtur prej bastardëve të vet

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit