Ndërpritet intervista| Gazetarja-Ngjelës: Natën, nuk qenke në damar sot!

Ndërpritet intervista| Gazetarja-Ngjelës: Natën, nuk qenke në…

Avokati dhe ish-politikani Spartak Ngjela nuk ishte në një mbremje për t’u mbajtur mend sonte. I ftuar në “Abc News”, ai ishte duke diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend në selinë e demokratëve. Ngjela i qendronte mendimit se Berisha është një “kartë e djegur” ndërsa Basha shihet si e ardhmja për demokratët.

Por ajo që prishi mbrëmjen ishte ndërhyrja e gazetares për t’i mbyllur intervistën. Shkak u bë sipas saj mendimi jo i qëndrueshëm i Ngjelës, i cili e kaloi “cakun” me aludimet dhe insinuatat.

Si e parashikon avokat fundin? “Basha do të ngjitet lart, Berisha nuk ka ku të shkojë më poshtë, po vazhdoi do të ketë fund të dëshpëruar. Pushtetin juridik e ka Basha, ky (Berisha) ka çelësat e kashtës. Basha po rigrupon të djathtën, shumë mirë po bën. Nuk është vetëm Basha, por ka edhe përkrahjen amerikane. Berisha duhet të ikë në shtëpi” tha ai.

“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” tha gazetarja Juli Xhokaxhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit