Ndërpritet ndeshja e kategorisë së femrave, 6 futbolliste shqiptare shfaqin shenja helmimi

Ndërpritet ndeshja e kategorisë së femrave, 6…

Gjashtë futbolliste të skuadrës së Bilishtit janë ndjerë keq gjatë ndeshjes kundër Partizanit ditën e sotme, duke çuar në ndërprerjen e takimit.

Ata u ndjenë keq gjatë ndeshjes kundër Partizanit, cka bëri që sfida të ndërpritej dhe futbollistet e Blilishtit të dërgoheshin menjëherë në spital.

Nuk dihet ende se cfarë ka shkaktuar gjendjen e futbollisteve. Ndeshja u ndërpre në fundin e pjesës së parë nga delegati i ndeshjes Endi Hyka.

Mësohet se 6 futbollistet të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit