Ndërpritet seanca plenare, shkak bëhet Berisha

Ndërpritet seanca plenare, shkak bëhet Berisha

Seanca parlamentare u ndërpre pasi kryetari i PD-së Sali Berisha tentoi të merrte fjalë. Drejtuesa e Kuvendit Ermonela Felaj vendosi që seanca të ndërprehet për 5 minuta.

Ajo i kërkoi Berishës të ulet në vend dhe të lejonte zhvillimin e seancës, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Berisha. “Ju lutem uluni dhe na lejoni të zhvillojmë seancën”, tha Felaj.

Deputeti Flamur Boka u shpreh se Parlamenti është shndërruar në teatër kukullash. Më tej, ai tha se kryeminstri flet me gjuhën e horrit.

Ky parlament është shndërruar në teatër kukullash. Këtu vjen një kryeministër dhe flet me gjuhën e horrit, këtu jo vetëm nuk reagohet, por kjo banda këtu shikon me admirim. Ju jeni një bandë hajdutësh dhe pastaj t’i mbyllni sytë shqiptarëve”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit