Ndërpritet “Shërbesa e Pashkës” në Kishën Ortodokse në Shkodër, shkak muzika e lokaleve të natës

Ndërpritet “Shërbesa e Pashkës” në Kishën Ortodokse…

Mbrëmjen e djeshme në Kishën Ortodokse “Lindja e Krishtit” Shkodër, është ndërprerë “Shërbesa e Ngjalljes” që po mbahej më rastin e Pashkëve për shkak të muzikës së lartë të lokaleve përreth zonës.

Për organizime të tilla bashkitë e qyteteve duhet të marrin masa paraprake për mbarëvajtjen e tyre, por me sa duket Bashkia e Shkodrës e ka neglizhuar festën e Pashkëve Ortodokse, në qytet.

Shërbesa u ndërpre për disa minuta pasi nuk mund të realizohej kremtimi i Pashkës me muzikën moderne në sfond.

Sipas burimeve tona I është dashur vetë përfaqësuesve të Kishës Ortodokse të kontaktojnë dhe kërkojnë bashkëpunimin e policisë së qytetit për të vijuar më pas me ritet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit