Ndërpritet takimi për reformën/ Gjiknuri, Bylykbashi e Vasili nisen për konsultime

Ndërpritet takimi për reformën/ Gjiknuri, Bylykbashi e…

Tryeza për Reformën Zgjedhore që po zhvillohet në rezidencën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim është ndërprerë.

Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ndërprerë diskutimet dhe kanë shkuar për të bërë konsultime me krerët e partive.

Që prej orës 10:00 në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë duke u zhvilluar konsultime të tjera për Reformën Zgjedhore.

Një takim prej 9 orësh u zhvillua ditën e djeshme.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit