Ndërroi jetë dje dhe u dyshua me Covid, dalin analizat e testit për 37-vjeçarin nga Dibra

Ndërroi jetë dje dhe u dyshua me…

Një 37-vjeçar që dyshohej se ishte i infèktuar me korònavirus, ka ndërruar jetë pasditen e të hënës në Spitalin Rajonal Dibër.

Lajmin e konfirmuan ditën e djeshme burime pranë këtij spitali ku thanë për faxweb.al se 37-vjeçari kishte edhe sëmùndje të tjera shoqëruese, ndërsa nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit.

Institucionet shëndetësore në Dibër ishin në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultonte pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.

Burime bëjnë me dije se kanë dalë analizat për testin e Covid dhe 37-vjeçari rezulton se nuk ka qenë i infèktuar, por ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rèndë (tùmor). /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit