Ndërroi jetë nga COVID, Urgjenca 'la në baltë' të riun. Familjarët i çuan mesazh Ramës

Ndërroi jetë nga COVID, Urgjenca ‘la në…

Vazhdojnë të ‘mbijnë’ skandalet për menaxhimin e dobët që qeveria dhe institucionet po i bëjnë situatës nga koronovarisu.

Ditën e sotme, një 27-vjeçar ndërroi jetë, ndërkohë që kishte për më shumë se 5 ditë me simptoma.

Ai kishte temperaturë, por edhe dhimbje prej sëmundjeve të tjera, por nuk iu dha asnjë ndihmi.

27-vjeçari kishte simptoma, dhe pas temperaturës së lartë, familjarët telefonuan vazhdimisht urgjenën në numrin 127.

Por, nga ana e Urgjencës nuk ka marrë përgjigjje, me argumentin se nuk kishin çfarë t’i bënin.

I riu ka vijuar të qëndrojë në shtrat, teksa bashkë me të vëllanë dhe nënën ishin gjithashtu të infektuar me COVID.

Teksa edhe gjatë ditës së dytë Urgjenca Kombëtare e ka refuzuar telefonatën e tyre, familja e infektuar i ka shkruar kryeministrit Edi Rama. Por, sërish pa përgjigjje.

Në mesazhin e dërguar, publikuar nga Syri Tv, familja i kërkon ndihmë Edi Ramës, por sërish asnjë ndihmë.

Përshëndetje zoti kryeministër…kam vëllain me Covid 19 por ka dhe sëmundje të tjera vuan nga Anemia Drepanacitoz dhe Hepatit B, gjendja e tij po përkeqësohet, marrim 127 nuk po na japin zgjidhje, ju lutem na ndihmoni!” – ishte mesazhi drejtuar Ramës.

Ata vazhduan duke i dërguar mesazhe, edhe pse nuk morën përgjigjje fillimisht.

Më pas, vetëm dy ditë më parë, 27-vjeçari u mor me ambulancë dhe u transportua në spital, por mjekët i thanë se e kishin të pamundur ta mbanin në jetë.

/Burimi: Syri Tv/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit