Ndërroi jetë pas atentatit me tritol ndaj motrave Nikolli, flasin fqinjët

Ndërroi jetë pas atentatit me tritol ndaj…

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur Elbasanin në prag të fundjavës, pasi 29-vjeçari Enea Thomaraj ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Ai ishte plagosur rëndë tre muaj më parë gjatë një shpërthimi me tritol në lagjen “Haxhias” të Elbasanit. Humbja e tij ka prekur thellë banorët e qytetit, të cilët janë të trishtuar për humbjen e një jete të pafajshme.

Fqinjët e të ndjerit shprehin shqetësimin dhe indinjatën e tyre për faktin se ngjarja mbetet ende e pazgjidhur dhe se autorët nuk janë identifikuar, edhe pse kanë kaluar tre muaj nga shpërthimi. Ata theksojnë se ndihen të pasigurt dhe të rrezikuar edhe brenda mureve të shtëpive të tyre.

“Shpresonim që do të mbijetonte, por tani ndjehemi të pambrojtur. Nuk dimë se kush jeton pranë nesh apo çfarë lidhje mund të kenë me botën e krimit. Zoti na ruajt, sepse rreziku vjen aty ku nuk e pret,” thanë banorët e lagjes.

Shpërthimi i tritolit, që ndodhi më 14 korrik, ndodhi përballë apartamentit të Thomarajt në katin e katërt, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që përfundimisht i morën jetën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit