Ndërroi jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë, veprimi prekës i Hueyda El Saied për djalin e saj

Ndërroi jetë pas betejës me sëmundjen e…

Ndarja nga jeta e artistes së mirënjohur Hueyda El Saied ka tronditur showbiz-in dhe opinionin publik shqiptar. Ajo la pas djalin e saj të vogël, Gabrielin.

Më herët, artistja u martua me partnerin e saj Thierry dhe ai u bë ligjërisht edhe babai i djalit. Hueyda, ndërsa luftonte me sëmundjen e rëndë njoftoi përmes një fotoje të djalit dhe bashkëshortit, se ky i fundit tashmë gëzonte atësinë e të birit. Më poshtë është postimi i plotë i artistes në Instagram.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua. Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone. Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje.”- shkruante Hueyda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit