Ndërroi jetë pas përleshjes me thika, identifikohet 26-vjeçari

Ndërroi jetë pas përleshjes me thika, identifikohet…

Gjatë ditës së djeshme në Pejë, pas një përleshje me thika mes dy personave mbeti i vdekur një i ri. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale E.M., 26-vjeç. Pas sherrit me thika ai u dërgua në spital, por nuk k arritur të shpëtojë për shkak të plagëve të marra. Sulmi me thikë ka ardhur pas një përleshjeje, ku të përfshirë ishin dy persona. Ngjarja ndodhi sot para orës 15:00 në lagjen “Fidanishte” në Pejë, ndërsa për vrasjen e të riut janë prangosur dy persona. Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Shkodran Nikçi:

Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën penale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit