Ndërroi jetë sapo u kthye nga spitali, detaje të reja lidhur me vdekjen e 46-vjeçares

Ndërroi jetë sapo u kthye nga spitali,…

Gjatë mbrëmjes së djeshme u konstatua një trup i pajetë në një banesë në Pogradec. Mësohet se viktima është një 46-vjeçare, ndërsa sapo kishte lënë spitalin, ku kishte shkuar për ndihmë mjekësore. Ajo çfarë bëhet e ditur, është se gruaja, vuante nga ankthi dhe kishte probleme me shëndetin mendor, ndërsa në spital kishte shkuar për të bërë një qetësues. Pas hetimit të ngjarjes, hetimet hedhin dyshime se e ndjera ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Trupi i pajetë ndodhet në morg dhe pritet që zbardhja e plotë e ngjarjes të behet pasi trupit të pajetë t’i bëhet autopsia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit