Ndërroi jetë te spitali “Shefqet Ndroqi”/ Vuante edhe nga Covid-19, nisin hetimet

Ndërroi jetë te spitali “Shefqet Ndroqi”/ Vuante…

Një paciente 82-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa vuante edhe nga Covid-19. Për këtë arsye ka nisur hetimi epidemiologjik nga mjekët e spitalit lidhur me rastin në fjalë.

“Ne lidhje me vdekjen të një pacienteje 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë.

Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi””, thuhet në një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse nga hetimet rezulton se shkak i vdekjes së 82-vjeçares ishte koronavirusi, atëherë numri i viktimave në vendin tonë nga Covid-19 shkon në 34 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit