Ndërron jetë 22-vjeçari Fadil Bodoj pas më shumë se një muaji në luftë me vdekjen

Ndërron jetë 22-vjeçari Fadil Bodoj pas më…

Fadil Bodoj, 22-vjeçari nga Dukati i Vlorës, ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në orët e para të 6 shtatorit. I riu ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku kishte marrë trajtim intensiv, por plagët e rënda nuk i lanë mundësi për të mbijetuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 në aksin Orikum–Himarë, ku automjeti tip “Audi” që drejtohej nga Bodoj u përplas frontal me një “Fiat” të drejtuar nga 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja mbetën të plagosur katër persona: Fadil Bodoj, Gabriel Lazemetaj dhe dy pasagjerët në “Audi”, Flavio Qepi dhe Aldo Kushta, të gjithë banues në Dukat.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Fadilit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin e Dukatit. Ceremonia mortore do të mbahet këtë të shtunë, ku të afërm dhe bashkëfshatarë do t’i japin lamtumirën e fundit të riut që humbi jetën në mënyrë tragjike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit