Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë…

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht.

E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua drejt Turqisë për të marrë mjekim të specializuar. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike, por fatkeqësisht Ana nuk arriti ta fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes, pas ngjarjes tragjike që i mori asaj shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

Ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet nesër, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë njerëzve që e njohën Anën. U prehtë në paqe!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit