Ndërron jetë 5 ditë pas lindjes, 29-vjeçarja mbërriti gjallë në spital

Ndërron jetë 5 ditë pas lindjes, 29-vjeçarja…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Durrës, ku një 29-vjeçare humbi jetën 5 ditë pasi lindin fëmijën e saj.

Policia e Durrësit ka njoftuar se një ditë më parë, ajo kishte mbërritur pa ndenja në spitalin rajonal të Durrësit. Sipas burimeve spitalore, dyshohet se gruaja e re që në fund të muajit qershor ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, ka pësuar trombozë në mushkëri. 

Materialet e kësaj çështje do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes po vijojnë, ndërsa paraditen e së mërkurës 29-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit