Ndërron jetë 58-vjeçarja e prekur me Covid, por MSH e mohon

Ndërron jetë 58-vjeçarja e prekur me Covid,…

Një 58-vjeçare e cila ka qenë asimptomatike me Covid-19, ka ndërruar jetë sot pasdite në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ajo ka humbur jetën si pasojë e sëmundjeve tumorale, ndonëse ishte asimptomatike nga Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58-vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58-vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit