Ka ndërruar jetë 64-vjeçari i aksidentuar më herët në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Viktima, Prend Ndreu, po lëvizte me motor kur u përplas nga një automjet. Pas aksidentit, ai u raportua fillimisht i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 64-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.