Ndërron jetë babai i Ditmir Bushatit, ish-sekretar i komunistëve të Shkodrës

Ndërron jetë babai i Ditmir Bushatit, ish-sekretar…

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatit.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ndarjes nga jeta.

Sulejman Hamza Bushati njihej si pjesë e Bushatlinjve prej brezash të tërë, një ndër fiset më të mëdha në Shkodër.

Ai ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Më pas, i ndjeri Sulejman Bushati ka qenë edhe sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje.

Babai i ish-ministrit të punëve të jashtme ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit