Ndërron jetë balerini i njohur shqiptar

Ndërron jetë balerini i njohur shqiptar

Balerini i njohur shqiptar Kujtim Hoxha është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoresha e Teatrit Operës dhe Baletit, Zana Çela, e cila shpreh ngushëllime për vdekjen e balerinit.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha. Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

“Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit.

Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB.

Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist.

Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit