Ndërron jetë i “forti” i 1997-ës, Nehat Kulla

Ndërron jetë i “forti” i 1997-ës, Nehat…

Nehat Kulla, i cili ishte cilësuar në media dhe në publik edhe si “gjenerali”, mësohet se ka ndërruar jetë gjatë natës. Nehat Kulla ishte nga të fortët e vitit 97, dhe ai mori epitetin gjenerali, për shkak se lëvizte në rrugët e vendit me një shevrolet ushtarake.

Kulla, është akuzuar nga drejtësia dhe është dënuar për vepra të rënda penale, si vrasja e shoferit të ish-Ministrit të Brendshëm, Shamata.

Ai ka vuajtur disa vite dënim. Së fundmi, kishte dalë nga qelia, dhe ishte në shtëpi. Pak kohë më parë, edhe vëllai i Nehatit, ndërroi jetë, siç u raportua nga media, si i prekur nga koronavirus. Nehat Kulla ishte 67 vjeç.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit