Ndërron jetë krijuesi i Dragon Ball

Ndërron jetë krijuesi i Dragon Ball

Ka ndërruar jetë në moshën 68 Akira Toriyama, krijuesi i serialit Dragon Ball i dubluar në shumë gjuhë të botës. Ai ishte një prej komikëve japonezë më me ndikim dhe më i shitur në mbarë botën. Akira Toriyama ndërroi jetë në datën 1 mars, por vetëm pak miq dhe familjarë morën pjesë në funeralin e tij.

Lajmi i trishtë u bë publik nga faqja e Dragon Ball në internet, teksa shumë fansa shprehën ngushëllime në rrjetet sociale. Ai ishte i njohur dhe në vepra të tjera si shkrimi i librave, por seriali i animuar Dragon Ball u ndërkombatrizua më shumë nga se sa veprat e tjera.

Dragon Ball deputoi në vitin 1984. Ai ndjek një djalë të quajtur Son Goku në kërkimin e tij për të mbledhur topa magjikë dragoi për të mbrojtur Tokën kundër humanoidëve alienë të quajtur Saiyans. Versioni i filmit vizatimor është dubluar në shumë gjuhë dhe lodrat e serialit Dragon Ball janë një element kryesor në dyqanet e lodrave nga Japonia në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Në një intervistë të vitit 2013 me një gazetë japoneze, Toriyama tha se “nuk e kishte idenë” se si Dragon Ball u bë kaq popullor në mbarë botën, por qëllimi i tij ishte kënaqja e djemëve në Japoni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit