Sulmi në zemër i merr jetën Lulzim Gashit, ish ushtar i UÇK-së

Sulmi në zemër i merr jetën Lulzim…

Pas një sulmi në zemër, në moshën rreth 57 vjecare, këtë të enjte, ka ndërruar jetë Lulëzim Gashi – XIMI, ish ushtar i UÇK’së.

Ai në disa forma ka mbështetur aktivitetet patriotiko-kombëtarë në Kumanovë. 

Konfirmimi për vdekjen e tij erdhi nga familjarët dhe miqtë e afërt.

Menjëherë pas shpalosjes së lajmit të hidhur, shumë miq, shokë dhe farefisi, janë grumbulluar në shtëpinë e tij për t’ia dhënë Lamtumirën e fundit!

Ximi ka qenë i njohur për opinionin kumanovarë dhe rrethinën,  si dhe mjaft aktiv në jetën publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit