Ndërron jetë në moshën 111 vjeçare animatorja e filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”!

Ndërron jetë në moshën 111 vjeçare animatorja…

Është shuar në moshën 111 vjeccare, animatorja, e filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, Ruthie Tompson. 

Kjo e fundit është një legjendë e cila filloi karrierën e saj në “Disney” si artiste e aniumacionit në filmin e parë të animuar të “Disney”-t, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në vitin 1937.

Vdekja e aktores është një humbje  e madhe për botëne animacionit, teksa mësohet se e ndjera ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Motion Picture and Television Fund në Woodland Hills, Kaliforni të dielën.

 Ajo gjithashtu punoi në klasikët e “Disney”-t si: “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”, ndërsa gjithashtu u bë një nga tre gratë e para që u bashkua me Unionin Ndërkombëtar të Fotografëve, Lokal 659 të IATSE, në vitin 1952. Tompson lindi në 22 korrik 1910 në Portland, Maine.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit