Ndërron jetë në moshën 18 vjeçare futbollisti shqiptar, talent i Skënderbeut

Ndërron jetë në moshën 18 vjeçare futbollisti…

Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka ardhur së fundmi, teksa ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë.

Futbollisti para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij. Ëndrrës së Dorianit për të kaluar këtë sëmundje të keqe dhe për t’u bërë futbollist i madh, i ka ardhur fundi këtu! Shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e Dorianit, për këtë fatke.qësi që ju ka ndodhur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit