Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare këngëtarja e njohur

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare këngëtarja e…

Ka vdekur në moshën 66-vjeçare kantautorja e këngëve “No Pain (No Gain) dhe “Tonight Is the Night”. Betty Wright vdiq mëngjesin e së dielës. Lajmin e ka konfirmuar mbesa e saj, Bella. “E humba tezen time këtë mëngjes…

Pusho e qetë teze Betty Wright.”, shkroi ndër tjerash ajo. Wright – emri i vërtetë i së cilës ishte Bessie Regina Norris – besohet se ka pasur ndikim në muzikën “R’n’B” dhe në rap.

E lindur në Miami të Floridës, ajo arriti famën në vitin 1971 me hitin e saj “Clean Up Woman”, kur ishte vetëm 18 vjeçe.

Wright shkroi këngë për Beyonce, Jennifer Lopez, Michael Jackson, Stevie Wonder dhe Gloria Estefan. Wright kishte pesë fëmijë. Djali i saj, Patric u qëllua për vdekje në vitin 2005, kur ishte vetëm 21 vjeç. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit