Ndërron jetë nga COVID-19 ish-volejbollistja (EMRI)

Ndërron jetë nga COVID-19 ish-volejbollistja (EMRI)

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, 4 qytetarë. “Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mësohet se 57-vjeçarja nga Shkodra e cila ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e Vllaznisë.

Situata në spitalin infektiv vijon të jetë e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve edhe të moshave të reja. 

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë që të bëjmë shumë kujdes, edhe gjatë sezionit turistik.

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit