Ndërron jetë një shqiptar në paraburgimin e Prishtinës

Ndërron jetë një shqiptar në paraburgimin e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një ambient paraburgimi të Prishtinës. Mësohet se një i person që mbahej në këtë ambient ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur shërbimi Korrektues i Kosovës i cili  ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur një i burgosur, shqiptar i Kosvës. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar  sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit