Ndërron jetë piktorja e infektuar me koronavirus

Ndërron jetë piktorja e infektuar me koronavirus

Piktorja Lumturi Blloshmi ka humbur sot jetën në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte shtruar në spital pas infektimit nga COVID-19.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.

 

Burimi: boldnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit