Ndërron jetë punonjësja e pularisë në Shijak

Ndërron jetë punonjësja e pularisë në Shijak

Një punonjëse pularie në Shijak është gjetur pa shenja jete këtë të premte.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se në ambientet e një pularie në fshatin Vllazërim është gjetur pa shenja jete punonjëse me inicialet R. D., 47-vjeçe. Shtetses në fjalë nuk i janë konstuar shenja dhune në trup, dhe dyshimet janë se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit