Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit mjeku…

Sot ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mjeku i parë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për mjekun shqiptar 64-vjeçar, Arifikmet Deari, nga Tetova. Sipas një njoftimi të bërë nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mjeku shqiptar ka qenë i shtruar në spitalin e Shkupit para 15 ditëve për probleme neurologjike, por kishte rezultuar edhe pozitiv me koronavirus.

 “Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara koronavirusi.

Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. U bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhen dhe mbrohen në vendet e tyre të punës bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore.

U bëj thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë të tjerët”, shprehet Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut numëron 7,046 raste dhe 341 viktima nga Covid-19./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit