Ndërron jetë striptistja e njohur Tempest Storm dha shfaqje deri në moshën 80 vjeçare

Ndërron jetë striptistja e njohur Tempest Storm…

Tempest Storm ishte një nga yjet më të famshëm burlesk të të gjitha kohërave, e njohur për shfaqjet e saj në Las Vegas Strip.

 Emri i saj i vërtetë është Annie Blanche Banks.

Storm po punonte si kamariere në Los Angeles kur një klient sugjeroi që ajo të provonte burlesque.

Ajo filloi të punojë në Teatrin Follies në 1951, dhe deri në 1956 dhe ishte bërë interpretuesja më e paguar e burleskës në histori, duke fituar 100,000 dollarë në vit.

 Vitin pasues, ajo siguroi gjoksin e saj për 1 milion dollarë, duke ndryshuar ligjërisht dhe emrin e saj në Tempest Storm dhe u bë një titull kryesore në Las Vegas Strip.

Flokëquja e zjarrtë që luajti në disa nga filmat e parë të Ras Meyer dhe ishte aktive në shfaqje deri në moshën 80 vjeçare, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Las Vegas.

 Storm kishte një karrierë të suksesshme në skenë që zgjati më shumë se gjashtë dekada dhe ishte ende në krye të emisioneve në Sin City në të 80-at e saj. 

Strom ishte e martuar tre herë dhe kishte dhe një lidhje të shkurtër me Elvis Presley, ndërsa pohoi dhe vetë që kishte pas një lidhje dhe me John F. Kennedy.

Storm ëndërroi Hollywoodin që në moshë të vogël dhe 16 vjeç ajo vendsoi të ndjekë ëndrrën e saj.

Me kalimin e viteve përfundimisht u bë një legjendë në Las Vegas dhe fitoi pseudonimin ‘Mbretëresha e vallëzimit të dashurisë’.

Midis miqve të famshëm që bëri gjatë gjashtë dekadave të karrierës së saj mbresëlënëse ishin Frank Sinatra, Dean Martin, Jerry Leëis dhe Marilyn Monroe . 

Duke folur për Daily Mail në 2014, Tempest Stom shpjegoi se sekreti i suksesit të saj ishte se ajo ishte në gjendje të ishte në të njëjtën kohë dhe seksi dhe të kishte dhe elegancë.

Si një nga gratë më të dëshirueshme të kohës së saj, Storm shpesh pushtonte botimet skandaloze me jetën e saj të dashurisë.

I dashuri i saj më i famshëm ishte Elvis Presley . 

Ajo vetë kishte përmendur në intervistën e saj për lidhjen e tyre të shkurtër të dashurisë në 1957 duke u shprehur:

“Jam shoqëruar me njerëz në qarqe të larta dhe kaq shumë emra të mëdhenj erdhën për të parë shfaqjet e mia. Kështu e takova Elvisin. Unë isha duke u paraqitur atëherë në Duna, Bellagio e sotme. Ai erdhi në sfond për të bërë një foto me mua, por unë isha duke u nxituar sepse disa miq nga Teksasi më kishin  ardhur për vizitë. Unë qëndrova dhe prita pranë “Mbretit” : “Jam shumë vonë?” duke i shpjeguar se unë duhej të largohesha. Ai më shikoi me sytë e tij të bukur dhe më tha “a mund të vij me ty?”. Ai ishte një zotëri i vërtetë, ai ishte fantastik”.

Në vitin 1959, një vit para se Kennedy të bëhej president, Strom u martua me aktorin Herb Jeffries , me të cilin ka dhe një vajzë.

 Çifti u divorcua në 1967, dhe Storm besohet se ishte larguar nga fëmija i saj i vetëm në vitet e fundit të jetës së saj.

Në një intervistë për Daily Mail në 2014, në moshën 86 vjeç, Storm refuzoi të diskutonte çështjen e amësisë. 

Sidoqoftë, ajo zbuloi se në atë kohë ajo ende ishte duke kërcyer në shfaqje private dhe ia atribuoi jetëgjatësinë e saj jetesës së saj të shëndetshme.

 “Nuk kam pirë kurrë duhan, nuk kam pirë dhe as nuk kam marrë drogë. Kjo është arsyeja pse unë durova kaq shumë në këtë punë,” është shprehur Strom.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit