Ndërron jetë valltarja e njohur Liljana Cingu

Ndërron jetë valltarja e njohur Liljana Cingu

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga mjeshtri i valleve në Ansamblin e TKOB dhe njëherazi miku i vallëtares, Genc Kastrati. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Cingut, teksa shkruan se artistja ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist.

Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, “Mjeshteren e Madhe”, “Nderin e Kombit”, znj. Lili Cingu. Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit”, shkruan ndër të tjetra Kastrati.

Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj. Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit për vallet e bukura shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit