Hutra në Gjykatë: Drejtësia të mos dënojë të pafajshmit, që të shmangen të tilla masakra

Hutra në Gjykatë: Drejtësia të mos dënojë…

Ndërsa Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën “arrest me burg” për Dan Hutrën që kreu masakër në familjen e ish-gruas, ai ka thënë se pret dënimin me të rëndë. Hutra u shpreh se pret që të dënohet me burgim të përjetshëm, por kjo gjë nuk i intereson fare.

Sakaq, në fjalën e tij ai ka thënë se shkak për këtë masakër u bë fakti se, më herët gjykata e ka dënuar për dhunë në familje, por ai nuk i kishte prekur fare me dorë. Prandaj i ka kërkuar drejtësisë që të mos dënojnë më njerëz që janë të pafajshëm për të shmangur masakra të tilla, si ajo në Paskuqan dhe Kamëz.

Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur. E di që me këto akuza rrezikon burgim përjetë. As më intereson fare, edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur.  Unë vetëm i kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”,ka deklaruar Hutra para trupës gjykuese.

Ndërsa tha se nuk pendohet për vrasjet që kreu, pasi mori hak për padrejtësitë që iu bënë atij më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit