Ndërtesa të shembura dhe njerëz që kërkojnë nën rrënoja, dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Ndërtesa të shembura dhe njerëz që kërkojnë…

Pak minuta pasi Turqia u goditet nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6,6 ballë, epiqendra e të cilit ishte deti Egje, ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.

Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5. Tërmeti i fuqishëm u ndje deri në kryeqytetet Stamboll e Athinë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu menjëherë pas ngjarjes tha se: “Ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjet e tyre në terren”.


Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir. Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit