Ndërtim pa leje i lokalit dhe vendosja e shezlongëve në hapësirë publike, arrestohen 2 persona në Durrës

Ndërtim pa leje i lokalit dhe vendosja…

Si pasojë e kontrolleve që po bëhen në të gjithë vendin për ndalimin e ndërtimeve pa leje, kanë rënë në prangat e policisë dy persona, banues në qytetin e Durrësit.

Është arrestuar Pëllumb Markgjokaj, 32 vjeç, i dënuar më parë edhe për trafikim lëndësh narkotike pasi kishte ndërtuar një lokal në bredgdetin e Durrësit, pa u pajisur me leje ndërtimi.

Gjithashtu është vënë në pranga 35 vjeçari Aleks Prroni, i cili kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i Plotë

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Vihen në pranga dy shtetas, për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që ndërtojnë pa leje apo zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Pëllumb Markgjokaj M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve komentete, me qëllim përfitimi.

•Aleks Prroni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë ndërtim ose veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit