Ndërtime në sezonin turistik duke shkatërruar natyrën/ Rumpalla që po ndodh në Shëngjin

Ndërtime në sezonin turistik duke shkatërruar natyrën/…

Ndërtime në sezonin turistik dhe për më tepër duke shkatërruar natyrën. Kjo është rumpalla që po ndodh në zonën e ‘Rërës së Hedhur’ në Shëngjin.

Denoncimi bëhet nga një qytetar, i cili tregon dhe me foto pamje nga ajo që po ndodh në një nga perlat e natyrës së bregdetit të veriut.   

Siç duket nga fotot, ndërtimet, shumë pranë detit, po kryhen duke shkatërruar pemët në zonë. Për shkak të punimeve dhe zhurmës, vihet re dhe një mungesë e turistëve, shprehet ai.

“Ne zonen e Shengjinit, te rera e hedhur, po shkaterrohet bergdeti me ndertime as 30 metra larg detit ne rere. Dhe po shkatrrohet pylli. Nuk ka as turita, vijojn punimet dite e nate. Eshte nje tmerr! Plus nuk respektohet distanca e pallatit as 2 metra largesi”, shprehet denoncuesi për “Gazeta Atdheu”. /Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”142″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit