Ndërtimi dhe minierat, vendet ku punëtorët humbin jetën

Ndërtimi dhe minierat, vendet ku punëtorët humbin…

Jeta e punonjësve në Shqipëri vlen sa një grosh. Aksidentet në punë janë të shumta, shpeshherë edhe fatale për jetën. Sektorët ku janë më të theksuara aksidentet në punë janë ndërtimi, energjia dhe minierat.

Vetëm vitin që lamë pas, janë shënuar 186 aksidente nga inspektoriati i punës. Këto statistika referuar këtij institucioni mund të jene ende më të mëdha pasi ka edhe raste të mos raportimit për shkak të natyrës së punës apo mungesës së kontratës duke vënë në diskutim edhe sigurinë e jetës.


Kontratat fiktive, puna në të zezë, vonesa në raportimin e aksidenteve që ndodhin në vendin e punës dhe mosnjohja e të drejtave në punë janë disa nga faktorët që inspektoriati i punës në rang kombëtar nuk e ka tablonë e plotë të këtyre aksidenteve.


Ndonëse aksidentet në vendin e punës më së pari raportohen në media se sa tek autoritetet përkatëse, ende mbetet një rrugë e gjatë ndërgjegjësimi I punëmarrësve mbi sigurinë në punë dhe të drejtën e mbrojtjes së jetës.


Por pavarësisht se shumë njerëz po humbin jetën, personat përgjegjës që paguhen për të mbikqyrur kushtet në vendet e punës e bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh. I vetmi reagim i vakët, sa për tu hedhur hi syve shqiptarëve është kur ndodh ndonjë tragjedi, e më pas heshtin. Bashkëpunëtor në fshehjen e të vërtetës janë edhe shumë media, të cilat kanë lidhje të ngushta me qeverinë dhe pronarët e bizneseve të mëdha.

Aksidentet në punë, jo për faj të punëtorit, por për faj të punëdhënësit që nuk i siguron do vijojnë të shënojnë shofra edhe më alarmante. Akoma pa u mbyllur muaji i parë i vitit, janë shënuar disa raste të tilla, ku viktimë edhe kalimtarë, siç ndodhi së fundmi në zonën e ish-Parkut, ku mungesa e një tuneli për këmbësorët, u kushtoi shtrenjët kalimtarëve të rastit. Për aq kohë sa nuk merret asnjë masë dhe nuk zbatohet asnjë ligj, jeta e punëtorëve të keqpagur shqiptar është e pavlerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit