Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama 'zbarkon' në fshat, blutë “blindojnë” Daullasin

Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama ‘zbarkon’…

Forca të shumta policie kanë shkuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, në Fier, aty ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit.

Banorët kanë dalë dje në protestë dhe nuk duan që të japin tokat e tyre për ndërtimin e spitalit, me vlerën e dëmshpërblimit që u jep qeveria. Dje me ta është takuar dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Sipas tyre, toka është e vetmja mënyrë jetese për ta dhe nuk pranojnë që të shpronësohen për 300 lekë të reja/m2.

Vetë kryeministri Rama, i pyetur dje për protestën e banorëve, tha se shteti ka të drejtën të bëjë shpronësime.

“…u është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje. Do të shpronësohen sipas ligjit”, tha Rama dje në konferencën për mediat, ndërsa lajmëroi se sot do të jetë vetë në Fier pasi do të vijë dhe pala turke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit