Ndërtoi hotelin 7-katësh dhe falsifikoi dokumentet, Gjykata e Apelit liron nga burgu ish-kreun e ALUIZN-it

Ndërtoi hotelin 7-katësh dhe falsifikoi dokumentet, Gjykata…

Mariel Murati qëndroi vetëm 26 ditë në arrest me burg pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës dhe ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë vendosi lirimin e tij.

Mariel Murati akuzohet nga Prokuroria e Sarandës se ka ndërtuar pa leje një hotel 7-katësh në lagjen nr.4 të Sarandës dhe më pas e ka legalizuar atë.

KLSH e kapi atë në shkelje pasi dyshohej se Murati paraqiti në ASHK një akt ekspertimi të falsifikuar.

Ndaj tij dhe dhjetë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ASHK-së, Bashkisë dhe IKMT-së rëndonin veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentesh”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit