Ndërtoi pa leje, gjobitet dhe proçedohet penalisht pronari i resortit në Himarë

Ndërtoi pa leje, gjobitet dhe proçedohet penalisht…

Gjobitet një resort që ndërtoi pa leje dhe hidhte mbeturina e inerte në plazh në zonën e Drymadës, Himarë.

Ka qenë Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ata që e kanë marrë këtë masë kundrejt resortit.

Objekti në pronësi të shtetasit A.K, ka ndërhyrë edhe duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

“Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje” – njofton policia.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit