Ndeshja me Tiranën për Champions/ Crvena Zvezda rikthehet në Shqipëri pas 75 vitesh, pamjet e rralla nga takimi me Kombëtaren

Ndeshja me Tiranën për Champions/ Crvena Zvezda…

Tirana do luajë ditën e martë, në 25 gusht, sfidën ndaj Crvena Zvezdës.

Takimi është i vlefshëm për turin e dytë kualifikues në Champions League, e do zhvillohet në orën 20:00, në ‘Air Albania’.

Mediat serbe teksa i bëjnë jehonë këtij takimi, janë rikthyer edhe pas në kohë.

Ato kanë publikuar takimin e vetëm që Crvena Zvezda ka zhvilluar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për vitin 1945, plot 75 vjet më parë.

Në 22 prill, në samitin e tretë ànti-fàshist që u zhvillua në Tiranë.

Në atë sfidë simbolike, Crvena luajti përballë Kombëtares Shqiptare, dhe fitoi 5-2.

Më poshtë, mund të shihni edhe fotot e rralla nga ajo kohë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit