
Sfida mes Kosovës dhe Izraelit nuk ka nisur pa incidente. Mediat kosovare bëjnë me dije se dy tifozë dardanë, janë arrestuar nga Policia rreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Policia e Kosovës nën dyshimin se këta persona mund të kryenin veprime kundër sigurisë, ka vendosur t’i shoqërojë në komisariat.
Ndërda zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se dy tifozët kundërshtuan rregullat e vendosura për mbajtjen e sfidës.
“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha ai.
Ndersa ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është në masa të rrepta sigurie, pas paralajmërimit për sulme ndaj ekipit të Izraelit, për shkak të luftës në Rripin e Gazëz.
Kosova është një shtet me shumicë dërrmuese myslimane, dhe humbja e jetës së më shumë se 11 mijë palestinezëve ka bërë që të ketë shpërthime në rrjetet sociale kundër Izraelit.