Ndeshja Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare

Ndeshja Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare

Kuqezinjtë zhvillojnë sot një ndeshje shumë të rëndësishme.  Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me Poloninë nga ora 20:45.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ku prezent pritet të jenë rreth 22 mijë shikues.

Kjo ndeshje mund të jetë përcaktuese për këto dy kombëtare që janë në luftë për të siguruar pozitën e dytë në grupin I, që siguron “Play Off-in”.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura Shqipëria zë vendin e dytë momentalisht me 15 pikë, kurse Polonia është e katërta me 14 sosh.

Kuqezinjtë në këtë ndeshje do të jenë të hendikepuar pa Berat Djimsitin që mungon shkaku i lëndimit, kurse Sokol Çikalleshi e Klaus Gjasula janë të infektuar me COVID-19.

Polakët llogariten favoritë në letër, megjithatë futbollistët shqiptarë janë më të motivuar se kurr të marrin një fitore të madhe sonte.

Këto janë formacionet zyrtare të dyja kombëtareve:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Bare, Ramadani, Trashi, Uzuni, Manaj, Roshhi

Polonia: Szczesny, Daëidowicz, Bednarek. Glik, Puchacz, Zielinski, Moder, Krychowiak, Jozwiak, Buksa, Lewandowski.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit