Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me ritme të forta, dy raste që në minutat e para

Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me ritme të forta,…

Kombëtarja luan sot kundër Polonisë, një ndeshje tepër e rëndëisshme për skuadrën shqiptare.

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Si pasojë e mungesave të rëndësishme në rreshtim për shkak dëmtimesh, pezullimesh e COVID, Shqipëria vjen e cunguar dhe me shumë ndryshime në formacion. Trajneri Reja si fillim ka bërë zgjedhjen e pritshme në prapavijë me Veselin në vend të Gjimshitit.

Ndërkohë, në mesfushë është Ramadani që luan në vend të Gjasulës dhe në mënyrë të papritur është Roshi që luan në mesfushë në vend të Bajramit. Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave.

Ndeshja vijon të jetë 0-0.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit