Ndeshjet e kthimit të Champions League/ UEFA merr vendimin

Ndeshjet e kthimit të Champions League/ UEFA…

Sot u mor vendimi për ndeshjet e mbetura të raundit të 1/16-ave të Champions League dhe atyre në Europa League.

 Mbledhjea e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vendosi që  ndeshjet e këtij turni në këto dy kompeticioni UEFA, të zhvillohen normalisht në stadiumet përkatëse.

Bayern do të presë në Gjermani Chelsea-n, të cilin e mposhti 0-3 në Londër para pandemisë.

Juventusi do të luajë në Torino ndaj Lyon-it, i cili fitoi 1-0 në Francë.

Ndeshja tjetër është ajo mes Barcelonës dhe Napolit, ku takimi ka përfunduar 1-1 në Itali.

Ndërkohë, ndeshjet pjesa tjetër e ndeshjeve të Champions League do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

/GazetaAtdheu.com/ 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit