Ndëshkohen 866 persona në vend, u kapën pa maskë ose duke lëvizur pas orës 20:00

Ndëshkohen 866 persona në vend, u kapën…

755 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës.

101 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë duke qenë se janë kapur pa maskë në mjetet e transportit publik ose duke udhëtuar në makinë pa masa mbrojtëse me persona jashtë rrethit familjar.

Një subjekt është penalizuar me 1 milion lekë gjobë pasi sipas policisë është kapur duke ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokollit të sigurisë.

Për sa u përket lëvizjeve jashtë orës policore, që nis në orën 20:00, janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja nëntë persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit